Zakharova: Sanksionet e SHBA kundër Rusisë janë të paligjshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110210-zakharova_sanksionet_e_shba_kundër_rusisë_janë_të_paligjshme
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse i quajti të paligjshme sanksionet e SHBA kundër Moskës me pretekstin e përdorimit të armëve kimike.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 22, 2021 16:28 Europe/Tirane
  • Zakharova: Sanksionet e SHBA kundër Rusisë janë të paligjshme

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse i quajti të paligjshme sanksionet e SHBA kundër Moskës me pretekstin e përdorimit të armëve kimike.

Maria Zakharova tha se deklaratat e zyrtarëve të Uashingtonit në lidhje me sanksionet e reja kundër Moskës për përdorimin e armëve kimike  nuk kanë asnjë bazë ligjore, ata po përpiqen të "përdorin temën e helmimit të Navalnit" dhe të vendosin sanksione kundër projektit Nord Stream 2. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse shtoi se zyrtarët e Uashingtonit i lidhin qartë sanksionet anti-ruse me një projekt thjesht tregtar, sepse ata nuk janë në gjendje ta ndalojnë këtë projekt përmes mjeteve ekonomike ose politike. "Sanksionet e reja do të vendosen ndaj Rusisë, dhe do të shpallen së shpejti," tha të Dielën Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA Jake Sullivan, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kishin vendosur më parë sanksione ndaj Rusisë për çështjen Navalny.