Zbulohet trajnimi ushtarak i vrasësve të Khashoggi në Shtetet e Bashkuara
(last modified Wed, 23 Jun 2021 06:13:40 GMT )
Qershor 23, 2021 08:13 Europe/Tirane
  • Zbulohet trajnimi ushtarak i vrasësve të Khashoggi në Shtetet e Bashkuara

New York Times pretendoi se agjentët sauditë të përfshirë në vrasjen e Khashoggi, një vit para krimit kishin marrë trajnim ushtarak në Shtetet e Bashkuara.

Sipas agjencisë Sputnik, duke cituar New York Times, botimi amerikan raportoi se katër autorë sauditë të përfshirë në vrasjen e gazetarit kritik saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra në vitin 2018 në konsullatën saudite në Stamboll, u trajnuan në Shtetet e Bashkuara. Thuhet se ata kanë marrë trajnim ushtarak në Shtetet e Bashkuara një vit më parë vrasjes, nën kujdesin e Cerberus të licencuar nga Departamenti i Shtetit. Raportet e sigurisë amerikane thonë se Khashoggi u vra dhe trupi i tij u copëtua me pëlqimin e princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Selman. Më parë, në përgjigje të pyetjeve nga anëtarët e Kongresit, Cerberus pranoi rolin e tij në edukimin e katër vrasësve të Khashoggi, por administrata Trump refuzoi të jepte shpjegime të mëtejshme për Kongresin. Administrata e Biden, megjithëse ishte në dijeni të rolit të bin Salman në krim, nuk ndërmori ndonjë veprim kundër tij dhe heshti për çështjen vetëm me justifikimin (ndryshe nga administrata Trump) se në anën tonë është mbreti Selman dhe jo Princi i Kurorës Saudite.

Tags