Të ardhurit nga Britania në BE të karantinohen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110246-të_ardhurit_nga_britania_në_be_të_karantinohen
Angela Merkel tha sot se udhëtarët nga Britania drejt BE duhet të karantinohen pas paralajmërimeve për variantin Delta të koronavirusit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 23, 2021 15:51 Europe/Tirane
  • Të ardhurit nga Britania në BE të karantinohen

Angela Merkel tha sot se udhëtarët nga Britania drejt BE duhet të karantinohen pas paralajmërimeve për variantin Delta të koronavirusit.

Para samitit me liderët e BE, kancelarja gjermane tha se kërkonte koordinim më të mirë për të luftuar përhapjen e variantit të ri më të transmetueshëm, që është shfaqur në Britani dhe tani pritet të zbresë në bllok. “Në vendin tonë nëse vjen nga Britania, duhet të hysh në karantinë. Megjithse kjo nuk ndodh në të gjitha vendet evropiane, do të desha ta shikoja të bëhej”, tha Merkel në dhomën e ulët të parlamentit gjerman Bundestag. Merkel kritikoi Portugalinë ku ditët e fundit hyrja e turistëve britanikë është lejuar pa karantinë, teksa dhe qeveria franceze lejon britanikët e vaksinuar me dy doza të hyjnë ne vend pa shkuar në izolim. Merkel bëri gjithashtu thirrje për qëndrim të unifikuar evropian ndaj udhëtarëve britanikë, teksa Dr Andrea Ammon, kreu i qendrës evropiane të parandalimit të sëmundjeve tha se varianti Delta me shumë gjasa do të përhapet mes të rinjve këtë verë, dhe paralajmëroi se njerëzit me vetëm një injeksion vaksine janë të rrezikuar. Ammon tha se mbeten ende shumë njerëz në grupet e rrezikuara që nuk janë vaksinuar plotësisht. “Varianti Delta është më i transmetueshëm se të tjerë në qarkullin dhe ne llogarisim se deri në fund të gushtit ai do të përfaqësojë 90% të të gjitha viruseve Sars-CoV-2 në Bashkimin Evropian,” tha Ammon.