Koreja e Veriut nuk pranon bisedime me SHBA
Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Son Gwon, ka refuzuar një ofertë nga Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar negociata pa asnjë parakusht në lidhje me programin e armëve bërthamore të Penianit.
“Ne as nuk po shqyrtojmë mundësinë e ndonjë kontakti me SHBA-të, e lëre më ta kemi atë, gjë që nuk do të na çonte askund”, citohet të ketë thënë ai në një deklaratë të mërkurën mbrëma. Bisedime të tilla vetëm do të merrnin “kohë të çmuar”, u citua ministri i jashtëm të thoshte nga agjencia shtetërore KCNA. Ndryshe, Kim Yo Jong, motra me ndikim e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, akuzoi të martën SHBA-të për pritje të rreme pasi i dërguari i saj i posaçëm në Korenë e Veriut kishte shfaqur përsëri mundësinë e bisedimeve pa parakushte gjatë një vizite në Seul të hënën. Bisedimet midis Uashingtonit dhe Penianit nuk kanë bërë përparim që nga një samit i dështuar në Vietnam në vitin 2019 midis presidentit të atëhershëm të SHBA-ve, Donald Trump dhe Kim Jong Un. Megjithë ofertat për bisedime, SHBA as nuk ka pranuar të lehtësojë sadopak sanksionet ndaj Koresë së Veriut. Peniani i ka quajtur "humbje kohe" bisedimet me Uashingtonin.