Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht lëvizjen Ansarullah të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110314-shtetet_e_bashkuara_njohën_zyrtarisht_lëvizjen_ansarullah_të_jemenit
I Dërguari Special i SHBA për Jemenin pranoi lëvizjen Ansarullah dhe bëri thirrje për presion ndërkombëtar për t'i dhënë fund konfliktit në Ma'rib.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 25, 2021 03:20 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht lëvizjen Ansarullah të Jemenit

I Dërguari Special i SHBA për Jemenin pranoi lëvizjen Ansarullah dhe bëri thirrje për presion ndërkombëtar për t'i dhënë fund konfliktit në Ma'rib.

"Shtetet e Bashkuara e njohin Ansarullah si një palë legjitime, një grup që ka bërë përparime të mëdha në Jemen," tha Timothy Landerking, i dërguari special i SHBA për Jemenin, sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj. Ky grup i vetëm nuk është përgjegjës për dhunën pasi për një pjesë të saj është koalicioni arab. Lander King paralajmëroi dhe tha: Programet humanitare së shpejti do të pushojnë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të rrisë angazhimin e saj në financimin e këtyre programeve. Pas deklaratës së të Dërguarit Special të SHBA për Jemenin, Muhamed Ali al-Houthi, një nga udhëheqësit e Ansarullah të Jemenit, në Twitter shkroi: Sot, Jemeni, falë Zotit, fitoi me qëndrueshmërinë dhe forcën e tij në vetëmbrojtje dhe arriti legjitimitetin dhe pavarësinë e tij. Ai tha: Komuniteti ndërkombëtar me ne duhet të ndër-veprojë butësisht, larg imponimit të diktaturave me forcë ose përdorimit të politikës së urisë për të hequr të drejtat e Jemenit. Ata duhet të bashkëpunojnë me ne për të ndaluar menjëherë agresionin dhe rrethimin dhe për të ndërhyrë në çështjet politike, shoqërore dhe ekonomike.