Gafa e re e presidentit amerikan
Në një gafë të re, presidenti amerikan përmendi luftën imagjinare midis këtij vendi dhe Iranit, e cila nuk është zhvilluar kurrë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Presidenti i SHBA Joe Biden në një fjalim të enjten në shtetin e Karolinës së Veriut tha se virusi corona ka vrarë më shumë amerikanë, sesa viktimat e luftërave totale amerikane në shekullin e 20-të. Ai duke radhitur këto luftëra përmendi luftën imagjinare midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që nuk ka ndodhur kurrë. Biden bëri gjithashtu lëvizje të pazakonta në një tjetër konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të Enjten, duke belbëzuar përgjigjet e tij për disa pyetje të gazetarëve në lidhje me projekt-ligjin e reformës në infrastrukturë. Kohët e fundit, sjellja e trazuar dhe gafat e dukshme të Biden kanë bërë që konservatorët amerikanë të ngrenë përsëri çështjen e paaftësisë së tij. Pamjet video të gafave verbale dhe gabimeve të Biden që nga presidenca e tij, të tilla si harrimi i emrave të zyrtarëve të tij në takime, janë një dëshmi e paaftësisë së tij fizike dhe mendore.