Vrau Geroge Floyd, merr 22 vjet burg dënim
(last modified Sat, 26 Jun 2021 07:09:25 GMT )
Qershor 26, 2021 09:09 Europe/Tirane
  • Vrau Geroge Floyd, merr 22 vjet burg dënim

Derek Chauvin, ish-polic i qytetit Mineapolis të SHBA-së, u dënua me 22 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në maj të vitit të kaluar.

 Vendimin e shpalli një gjykatë në Minesota. Gjykatësi, Peter Cahill, tha se dënimi pasqyron “mizorinë” e vrasjes.  “Dhimbja është ndjerë në të gjithë vendin, por më e rëndësishmja është që duhet ta njohim dhimbjen e familjes Floyd”, tha ai.  Prokurorët kishin kërkuar që ai të dënohet me 30 vjet burgim.  Para shpalljes së dënimit, ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin ofroi “ngushëllimet” e tij familjes së George Floyd.  Chauvin, në muajin prill, u shpall fajtor për vrasjen.  Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, është vrarë nga zyrtari i bardhë policor, i cili i ka bërë presion me gju në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë procedurës së arrestimit. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj të vitit 2020.  Vdekja e tij kishte nxitur protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara dhe më larg, si dhe ka shtyrë përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar.