Varianti “Delta plus” i coronavirusit, rrezik i ri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110410-varianti_delta_plus_i_coronavirusit_rrezik_i_ri
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se varianti Delta i coronavirusit është identifikuar në të paktën 85 vende të botës dhe “është më ngjitës krahasuar me variantet e tjera të identifikuara deri më tani”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 26, 2021 20:12 Europe/Tirane
  • Varianti “Delta plus” i coronavirusit, rrezik i ri

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se varianti Delta i coronavirusit është identifikuar në të paktën 85 vende të botës dhe “është më ngjitës krahasuar me variantet e tjera të identifikuara deri më tani”.

Ai shtoi se ky variant po përhapet me shpejtësi në mesin e personave të pavaksinuar. “Ndërsa disa vende po lehtësojnë masat e shëndetin publik dhe të distancimit fizik, kemi filluar të shohim rritje të infeksioneve në të gjithë botën”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Është mjaft e thjeshtë: sa më shumë infeksione, më shumë variante”. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kjo gjë e bën edhe më urgjente përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion për të parandaluar infeksionet. Ndërkohë zyrtarët e shëndetësisë thonë se një mutacion i ri i variantit Delta të coronavirusit, i identifikuar fillimisht në Indi, është shfaqur në pothuajse 12 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe. Autoritetet druhen se varianti “Delta plus” mund të jetë edhe më ngjitës, se varianti Delta. Shkencëtarët sapo kanë nisur ta studiojnë llojin e ri.