Zemërimi i Bashkimit Evropian ndaj Britanisë prek edhe serialet televizive
(last modified Tue, 29 Jun 2021 06:13:12 GMT )
Qershor 29, 2021 08:13 Europe/Tirane
  • Zemërimi i Bashkimit Evropian ndaj Britanisë prek edhe serialet televizive

Komisioni Evropian ka vendosur të kufizojë shfaqjen e filmave dhe serialeve britanikë në rrjetet televizive dhe faqet e internetit në vendet e BE-së me arsyetimin se ato përbëjnë një kërcënim për diversitetin kulturor në Evropë.

 Sipas gazetës Independent, Bashkimi Evropian synon të zvogëlojë vëllimin e lartë të filmave dhe serialeve anglezë të transmetuara në kontinent në periudhën para Brexit.   Kjo lëvizje që do t'i jepte një goditje të rëndë industrisë së argëtimit në lulëzim të Britanisë.  Pas çështjes së ndalimit të shitjes së sallamit britanik në Irlandën e Veriut dhe mosmarrëveshjes Londër-Paris mbi të drejtën për të peshkuar në ujërat përreth ishullit të Xhersit, vendimi i ri i BE mund të ndezë edhe një herë tensionet midis Londrës dhe Brukselit.  Në këtë drejtim, Komisioni Evropian është ngarkuar të hetojë rreziqet e transmetimit të programeve britanike për larminë kulturore të BE-së, një vendim i cili, sipas burimeve diplomatike, do të jetë hapi i parë në kufizimin e privilegjeve të dhëna përmbajtjes angleze. Sipas Komisionit Evropian, publikimi i serialeve të suksesshëm si "The Crown" dhe "Downton Abbey", mund të përbëjë një kërcënim për diversitetin kulturor në Evropë dhe kërkimet paraprake ka të ngjarë të kufizojnë transmetimin e serialeve Britanike.  Kjo në të ardhmen do të dëmtojë industrinë e seriale të MB.  Ndërkohë, Britania ka akuzuar Komisionin Evropian për kufizimin e audiencës për filmat dhe seritë e saj televizive, me qëllim që të ndëshkojë Britaninë për largimin nga Bashkimi Evropian.  Anglia thotë se zemërimi BE-së për shkëputjen e Britanisë nga unioni ka shkuar deri në pikën që unioni ka vendosur të ndalojë njerëzit nga shikimi i serialeve britanike.  Megjithatë në Britani, për një kohë të gjatë ka ekzistuar frika se Bashkimi Evropian do të merrte vendim për uljen e ndikimit të saj në tregjet  audio-vizuale sapo të arrihej akordi për Brexit.   Qeveria e Londrës është paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet e industrisë britanike të filmit dhe televizionit.  Sipas burimeve të informuara, në muajt e ardhshëm kur Franca të marrë presidencën e Bashkimit Evropian, me mbështetjen e anëtarëve si Spanja, Greqia, Italia, Austria dhe disa vende të tjera, do të avancojë ndjeshëm planin për të bojkotuar dhe sanksionuar programet televizive britanike. Departamenti i Shërbimeve të Mediave Audiovizive të BE-së gjithashtu në të njëjtën kohë është vendosur t'i nënshtrohet rishikimit të përkohshëm dhe ndryshimeve brenda tre viteve të ardhshme.  Pas gati një viti diskutimesh, Britania dhe Bashkimi Evropian më në fund arritën një marrëveshje historike më 24 Dhjetor 2020, mbi dispozitat që rregullojnë marrëdhëniet e tyre pasi Britania u tërhoq nga BE nëpërmjet të ashtuquajturës Brexit.   Pas një periudhe tranzicioni 11-mujore, Mbretëria e Bashkuar më në fund u tërhoq nga Bashkimi Doganor dhe Tregu i i përbashkët Evropian që nga 1 Janari 2021.

 


 

Tags