Nigerianët demonstrojnë në mbështetje të Sheikh Zakzaki
(last modified Tue, 29 Jun 2021 06:13:19 GMT )
Qershor 29, 2021 08:13 Europe/Tirane
  • Nigerianët demonstrojnë në mbështetje të Sheikh Zakzaki

Populli nigerian demonstroi edhe një herë në kryeqytetin Abuja, duke kërkuar lirimin e Sheikh Ibrahim Zakzaki, udhëheqësi i Lëvizjes Islamike të Nigerisë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Nigerianët gjatë protestave të cilat u zhvilluan të hënën në mbrëmje me kohën lokale, brohorisnin parulla që dënonin ndalimin e vazhdueshëm të Sheikh Zakzaki dhe gruas së tij. Protestuesit mbajtën pankarta dhe fotografi të Sheikh Zakzaki duke shprehur mbështetjen e tyre për udhëheqësin e Lëvizjes Islamike. Sheikh Ibrahim Zakzaki dhe gruaja e tij u arrestuan më 13 dhjetor 2015, gjatë një sulmi ushtarak nigerian në një huseinie në qytetin Zaria. Në ditën e arrestimit të Sheikh Zakzaki, forcat ushtarake nigeriane duke qëlluar mbi demonstruesit para huseiniesë dhe shtëpisë së tij, vranë qindra njerëz, përfshirë tre fëmijët e Sheikh Zakzaki. Qeveria nigeriane deri më tani nën pretekste të ndryshme ka mohuar lirimin e Sheikh Zakzaki dhe gruas së tij dhe madje nuk i ka lejuar ata që të kenë qasje në kujdesin mjekësor. Në muajt e fundit, ndërsa gjendja fizike e Zakzaki është përkeqësuar, grupet e të drejtave të njeriut kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e liderit të Lëvizjes Islamike Nigeriane.

Tags