Lavrov: Moska kundërshton projekt-rezolutën e re mbi Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110614-lavrov_moska_kundërshton_projekt_rezolutën_e_re_mbi_sirinë
Në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm turk, Ministri i Jashtëm rus theksoi kundërshtimin e vendit të tij ndaj draftit të një rezolute të re të KB mbi Sirinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 30, 2021 20:16 Europe/Tirane
  • Lavrov: Moska kundërshton projekt-rezolutën e re mbi Sirinë

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm turk, Ministri i Jashtëm rus theksoi kundërshtimin e vendit të tij ndaj draftit të një rezolute të re të KB mbi Sirinë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm Çavusoglu, Lavrov tha se Moska kundërshton draftin e një rezolute të re të KB mbi Sirinë. Ai shtoi se drafti i rezolutës së KB mbi shtimin e një rruge tjetër transiti për ndihmë në Siri injoronte faktet në këtë vend. "Nëse jemi të shqetësuar për problemet humanitare të popullit sirian, ne duhet ta zgjidhim këtë duke eliminuar arsyet që çuan në këto probleme," tha Lavrov, duke iu referuar vendosjes së sanksioneve të ashpra ndaj Sirisë nën administratën e ish-presidentit të SHBA Donald Trump dhe bllokimin e paligjshëm të kapitaleve siriane në bankat perëndimore me kërkesë të Uashingtonit. "Të gjitha grupet, përfshirë Komandën e Ushtrisë Kombëtare Libiane dhe përfaqësuesit e ish-regjimit Libian, duhet të përfshihen në zgjidhjen e krizës së këtij vendi," tha Lavrov në konferencën e tij për shtyp. "Ne riafirmojmë mbështetjen tonë për përpjekjet e drejtuara nga KB për të gjetur një zgjidhje paqësore të krizës libiane," tha ai.