Qindra azilkërkues të paligjshëm hyjnë në grevë urie në kryeqytetin belg
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110632-qindra_azilkërkues_të_paligjshëm_hyjnë_në_grevë_urie_në_kryeqytetin_belg
Qindra azilkërkues të paligjshëm kanë hyrë në grevë urie në Bruksel për të kërkuar qëndrim të ligjshëm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 01, 2021 08:00 Europe/Tirane
  • Qindra azilkërkues të paligjshëm hyjnë në grevë urie në kryeqytetin belg

Qindra azilkërkues të paligjshëm kanë hyrë në grevë urie në Bruksel për të kërkuar qëndrim të ligjshëm.

Sipas Agjencisë së Radios dhe Televizionit, grevistët, duke iu referuar viteve të qëndrimit të tyre në Belgjikë gjatë të cilave morën pjesë në jetën ekonomike të vendit, i bënë thirrje qeverisë për të zgjidhur bashkërisht, situatën e tyre. Grevistët hynë në grevë, pas katër muaj bisedimesh të pafrytshme me zyrtarë belgë të emigracionit. Aktualisht, 430 deri në 470 njerëz po ndjekin këtë lëvizje. Greva, e cila të hënën hyn në javën e saj të gjashtë, po mbahet në Universitetin Privat të Brukselit, ku emigrantët e paligjshëm me dyshekët në tokë janë vendosur në një kafeteri në ndërtim e sipër. Mosmarrëveshjet mbi shpërndarjen e drejtë të emigrantëve në BE sipas Marrëveshjes së Dublinit mbeten të pazgjidhura për shkak të kundërshtimit nga disa anëtarëve, ndërkohë që vendet kufitare të BE janë nën presion të konsiderueshëm për shkak të fluksit të emigrantëve, megjithëse në vitet e fundit ky fluks është ulur si rezultat i krizës së Koronës.