Korrik 01, 2021 20:05 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Kanadasë këmbëngul që Papa të kërkojë falje për vendasit

Kryeministri i Kanadasë ka thënë se ai shpreson që Papa Françesku, udhëheqësi katolik i botës, do t'u kërkojë falje kanadezëve vendas.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios dhe Televizionit IRIB; Justin Trudeau të Mërkurën në një konferencë shtypi duke iu drejtuar gazetarëve dhe kanadezëve tha: Shpresoj që Papa Françesku, udhëheqësi katolik i botës, tu kërkojë falje kanadezëve vendas, për shkak të rolit të kishës katolike në drejtimin e shkollave me konvikt të vendit, ku javët e fundit janë zbuluar dhe identifikuar me qindra varre të paidentifikuara dhe vendvarrime masive. Që nga maji, katër vende-varrosje masive janë zbuluar në ish-shkollat ​​katolike për banorët autoktonë në British Colombia, Saskatchewan dhe Manitoba, ku janë gjetur eshtrat e të paktën 1,148. Një raport i komitetit për gjetjen e fakteve dhe pajtimin të vitit 2015 zbuloi se të paktën 4,100 fëmijë në shkollat e detyruara ​​me konvikt ishin vrarë ose zhdukur; Shkolla e tillë e fundit u mbyll në vitin 1996. Papa Françesku tha se gjetjet e raportit ishin të dhimbshme për të, por ai ende nuk ka kërkuar një faljeje zyrtare në emër të Kishës Katolike. Thuhet se së shpejti do të bëjë në një udhëtim në Kanada për t'u takuar me udhëheqësit e popullit autokton të këtij vendi.

Tags