Eurodeputeti kritikon sanksionet e Brukselit kundër Sirisë
Përfaqësuesi Irlandez në Parlamentin Evropian në një mesazh në Twitter i përshkroi sanksionet kundër Sirisë si një krim kundër njerëzimit.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Mick Wallace", përfaqësuesi Irlandez i Parlamentit Evropian, në një mesazh në Twitter shkroi: "Bashkimi Evropian duhet t'i japë fund sanksioneve të tij të paligjshme kundër Sirisë, të cilat kishin për qëllim ndryshimin e regjimit". Wallace shtoi: Këto sanksione janë një dënim kolektiv kundër popullit sirian dhe një krim kundër njerëzimit. Respektoni sovranitetin e Sirisë. Respektoni të drejtën ndërkombëtare, tha ai. Në vitet e fundit, përveç Bashkimit Evropian edhe Uashingtoni ka vendosur sanksione mbi Sirinë nën akuza të përsëritura. Pretendimet për përdorimin e armëve kimike nga qeveria siriane vijnë kur një bazë ushtarake ruse në Siri paralajmëroi kohët e fundit se terroristët e mbështetur nga perëndimi të vendosur në provincën Idlib, janë duke u përgatitur për një sulm kimik me qëllim që të akuzojnë qeverinë siriane për këtë sulm. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit në mbështetje të terroristëve kanë vendosur vazhdimisht sanksione ndaj Sirisë. Mick Wallace theksoi se sanksionet "çnjerëzore" duhet të hiqen në situatën aktuale tepër të rrezikshme.