Rusia paralajmëron ndaj veprimeve jomiqësore të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110898-rusia_paralajmëron_ndaj_veprimeve_jomiqësore_të_amerikës
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka theksuar se Moska do t’i japë përgjigje të prerë dhe të ashpër çfarëdo lloj veprimeve jomiqësore të Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 06, 2021 12:00 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron ndaj veprimeve jomiqësore të Amerikës

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka theksuar se Moska do t’i japë përgjigje të prerë dhe të ashpër çfarëdo lloj veprimeve jomiqësore të Amerikës.

Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një prononcim për media, ka theksuar nevojën për të çuar përpara bashkëpunimin në bazë të respektit reciprok dhe ka deklaruar se presidentin e Rusisë, Vladimir Putin beson se rezultati në bazë të balancimit të interesave reciproke dhe parimit të barazisë, është i pranueshëm.

Lavrov gjithashtu në reagim ndaj tonit kërcënues të autoriteteve amerikane pas negociatave të fundit mes Putin dhe Joe Biden në Gjenevë, deklaroi: “Përpjekjet për bisedime me ne nga pozicioni i forcës dhe arrogancës, që nga fillimi janë të gjykuara të dështojnë. Ne do t’i japim përgjigje të prerë dhe të ashpër veprimeve jomiqësore”.

Pas përfundimit të bisedimeve në Gjenevë, autoritetet amerikane duke përfshirë edhe pjesëmarrësit në takimin e Vjenës, duke përsëritur deklaratat e tyre kundër Moskës, kanë kërcënuar: “Nëse Rusia brenda disa muajve nuk do të pranojë rregullat e lojës që janë paraqitur në Gjenevë, do të përballet me presione të reja”.