Miliona euro gjobë për Volkswagen dhe BMW
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111008-miliona_euro_gjobë_për_volkswagen_dhe_bmw
Komisioni Evropian ka gjobitur Volkswagen dhe BMW.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 08, 2021 14:58 Europe/Tirane
  • Miliona euro gjobë për Volkswagen dhe BMW

Komisioni Evropian ka gjobitur Volkswagen dhe BMW.

Komisioni Evropian ka njoftuar se Volkswagen do të duhet të paguajë më shumë se 500 milion euro si dhe BMË rreth 375 milion euro gjobitje. Sipas Komisionit Evropian, të dy kompanitë e makinave akuzohen për shkelje të rregullave të konkurrencës së BE-së mbi prodhimin e përbashkët të materialeve për të zvogëluar emetimet e automjeteve. Ky produkt i zakonshëm është një zgjidhje që vendoset në sistemin e shkarkimit të gazrave të makinave dhe që pastron gazrat ndotës si oksid azoti. Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve Gjermane prezantoi për herë të parë materialin në vitin 2009. Mercedes-Benz ishte gjithashtu i përfshirë në marrëveshjen e përbashkët për ndërtimin e produktit, por kompania ka njoftuar se do t'i sigurojë informacionin e nevojshëm Komisionit Evropian si provë e shkeljes. Mercedes-Benz gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 727 milion euro nëse bashkëpunimi verifikohet.