Italia fiton Euro-2020
(last modified Mon, 12 Jul 2021 05:57:44 GMT )
Korrik 12, 2021 07:57 Europe/Tirane
  • Italia fiton Euro-2020

Italia është kampionia e Europës. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini fiton me penallti një finale dramatike në “Ëembley” ku arriti të mposhtë Anglinë pas 120 minutave lojë dhe pas lotarisë së penalltive.

Ishte një mbrëmje magjike e futbollit plot me emocione të forta dhe spektakël teksa në fund skuadra që mbretëron është Italia, për here të dytë në histori. Pjesa e parë nisi rrufeshëm dhe që në minutën e dytë, Anglia zë në befasi Italinë me një gol të Shaë i cili krejtësisht i lire pas një krosi në zone, shtyn topin në rrjetë. Goli i shpejtë i pësuar shokon të kaltërit të cilët e kanë të vështirë të reagojnë dhe nuk arrijnë as të qarkullojnë mire topin. Anglia duket më mirë e vendosur dhe qarkullon topin, ndihen të çliruar edhe falë golit të shpejtë dhe në disa raste të tjera shfaqen rrezikshëm sidomos nga krahët. haë dhe Trippier janë lojtarët më të rrezikshëm dhe vënë në vështirësi italianët të cilët marrin edhe një goditje kur Jorginho dëmtohet por gjithsesi mbetet në fushë duke shtrënguar dhëmbët.Në minutën e 36’ vjen rasti i parë konkret për Italinë që shfaqet rrezikshëm me Chiesan me një gjuajtje nga jashtë zone dhe topi shkon pranë shtyllës.Pjesa e parë mbyllet me kaq teksa fraksioni i dytë i ndeshjes rikthen një Itali tjetër në fushë. Edhe pse jo menjëherë e rrezikshme, të kaltërit janë më të rrezikshëm dhe japin menjëherë sinjale. Insigne fillimisht në 50’ me një gjuajtje vë në provë Pickford ndërsa Mancini bën menjëherë dy zëvendësime duke hequr një Immobile në hije dhe Barellan e në vend të tyre, Berardi me Cristante.Në 62’, Pickford i mohon golin Italisë ku pas një gjuajtje fantastike të Chiesës, e devijon me majën e gishtave topin që po shkonte në rrjetë teksa në 68’ nuk mund të bënte asgjë kur në një korne Verratti godet shtyllën dhe topi i kthyer në këmbët e Bonuccit i cili nuk gabon dhe barazon 1-1.Goli tashmë vë në vështirësi Anglinë që nuk është ajo e pjesës së parë dhe Berardi sërish në 74’ mund të përmbyste rezultatin me një top në zone që për pak i ikën nga këmbët.Janë minuta të mira për skuadrën e Mancinit që tashmë dominon me lojë dhe mund të përftojë por humbet Chiesën për shkak dëmtimi në 87’. Minutat nuk mjaftojnë dhe finalja shkon në shtesë, ashtu si gjysmëfinalet e këtij Europiani.Në minutën e 98’ është Anglia që rrezikon e para me një gjuajtje të Phillips me topin që shkon afër portës dhe në 104’, Italia i përgjigjet me një rast flagrant kur Emerson hedh një top nga e majta e as Belotti e as Bernardeschi nuk arrijnë ta shtyjnë topin në rrjetë.Gjithsesi, pjesa e dytë e shtesave ka më pak emocione pasi skuadrat tregohen të kujdesshme dhe në fund vendosin penalltitë.Nga pika e bardhë e penalltive ishte Italia që festoi në fund me 3 të realizuara dhe 2 të humbura, edhe ekzekutimi I tyre ishte një dramë më vete.