Rusia përndjek anijen greke në Detin e Zi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111192-rusia_përndjek_anijen_greke_në_detin_e_zi
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se një anije luftarake greke është përndjekur në Detin e Zi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 12, 2021 03:28 Europe/Tirane
  • Rusia përndjek anijen greke në Detin e Zi

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se një anije luftarake greke është përndjekur në Detin e Zi.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se Flota e Detit të Zi e këtij vendi të shtunën përndoqi raketahedhësin grek "Daniolus" pasi ai hyri në Detin e Zi. Greqia është një nga vendet pjesëmarrëse në stërvitjen shumëkombëshe "Flladi i Detit-2021" e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, e cila u nis kohët e fundit në Detin e Zi pavarësisht paralajmërimeve nga Rusia. Deti i Zi është arena kryesore e konfrontimit midis Rusisë dhe Perëndimit. Njësitë detare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut janë vazhdimisht të pranishme në Detin e Zi dhe mbajnë stërvitje vjetore në brigjet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, në të cilat Rusia konsiderohet armiku kryesor. Në muajt e fundit, lëvizjet perëndimore rreth kufijve të Rusisë janë bërë shkak për përshkallëzimin e tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit.