Intensifikohet ndërhyrja e SHBA në punët e brendshme të Kubës
(last modified Thu, 15 Jul 2021 18:13:32 GMT )
Korrik 15, 2021 20:13 Europe/Tirane
  • Intensifikohet ndërhyrja e SHBA në punët e brendshme të Kubës

Ndërsa trazirat dhe protestat në Kubë vazhdojnë, lëvizjet ekstremiste anti-Havana në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në Florida, janë mobilizuar për të përgatitur opinionin publik për ndërhyrjen ushtarake të SHBA në Kubë.

Për shembull, Francis Suarez, një krye bashkiak republikan i Miami të Floridas, në një intervistë me rrjetin e krahut të djathtë Fox News, i bëri thirrje qeverisë amerikane të shqyrtojë mundësinë e një sulmi ushtarak në Kubë ose bombardimin e Havana-s për të mbështetur protestuesit kubanë. "Unë mendoj se Uashingtoni duhet ta konsiderojë këtë mënyrë si pjesë të presionit ndaj Havanës", tha ai. Në të njëjtën kohë, disa Republikanë në Kongresin e SH.B.A.-së me nxitjen e qeverisë Demokratike të Joe Biden, po punojnë për të provokuar Shtëpinë e Bardhë për të intensifikuar masat ndërhyrëse në Kubë, përfshirë ndërhyrjen ushtarake. "Pse mendoni se Socialistët në Kongres nuk po ndërmarrin veprime për të dënuar regjimin Kuban. Për shkak se qeveria kubane është një diktaturë socialiste dhe socialistët amerikanë nuk duan të shprehin të keqen, vuajtjet dhe shtypjen që socialistët kubanezë i imponojnë popullit", Tha Senatori Ted Cruz për Fox News. Ky grup armiqsh të qeverisë së Havanës shpreson të hapë rrugën për ndërhyrjen ushtarake të SHBA në Kubë dhe pas 60 vjetësh të rrëzojë qeverinë komuniste në këtë vend. Sigurisht, çështja e ndërhyrjes ushtarake amerikane në Kubë nuk është diçka e re pasi ka një histori 120 vjeçare.  Në fund të shekullit XIX, ndërhyrja në e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në punët e ishullit të atëhershëm të Kubës që kontrollohej nga Spanja çoi në luftën Amerikano-Spanjolle. Rezultati i asaj lufte për popullin Kuban ishte futja nën flamurin Amerikan pasi u hoq flamuri Spanjoll. Dominimi amerikan i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë në Kubës, 80 milje në jug të vendit, përfundoi me revolucionin komunist të udhëhequr nga Fidel Castro më 1 janar 1959. Sidoqoftë, ideja e ndërhyrjes politike dhe ushtarake amerikane në Kubë nuk u braktis kurrë. Amerikanët dikur provuan fatin e tyre me Operacionin Gjiri i Derrave, i cili çoi në një humbje dhe skandal të madh për qeverinë e atëhershme të SHBA. Disa vjet më vonë, ndërhyrja e SHBA në vendosjen e raketave bërthamore Sovjetike në tokën Kubane e çoi botën një hap më afër Luftës së Tretë Botërore. Që nga ajo kohë, vendosja e sanksioneve të gjera kundër këtij vendi të ishujve Karaibe u vu në rendin e ditës, pasi SHBA ishte e paaftë që të ndërhynte drejtpërdrejt në Kubë. Këto sanksione ndoqën dy objektiva kryesore dhe dytësore. E para është të bëhej presion ndaj qeverisë komuniste kubane që të përmbushte kërkesat e Uashingtonit; Dhe nëse kjo nuk do të ndodhte, kjo do të bënte presion mbi popullin kuban që ai të ngrihej në kryengritje kundër sundimtarëve të vet. Sigurisht, asnjëri prej këtyre dy qëllimeve nuk është arritur; Autoritetet kubane nuk u përkulën para Uashingtonit dhe as populli kuban nuk organizoi trazira që të çonin në përmbysjen e qeverisë komuniste në vend. Kjo çështje në mendjet e rrymave politike më radikale anti-Kubane në Shtetet e Bashkuara, ka ngritur edhe një herë opsionin e veprimit ushtarak amerikan në Kubë dhe këtë herë, me pretekstin e mbështetjes së protestave të fundit të disa kubanëve. Duke pasur parasysh të dhënat e SHBA në rajonin e Amerikës Latine, megjithëse kjo çështje nuk përjashtohet, por nëse ndodh, ajo do të ketë pasoja serioze të sigurisë politike si për rajonin ashtu edhe për botën.

 


 

Tags