Shtohen rastet e viktimave nga përmbytjet në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111406-shtohen_rastet_e_viktimave_nga_përmbytjet_në_evropë
Numri total i viktimave nga përmbytjet në shumë vende evropiane mes tyre në Gjermani, ka shkuar në 68 persona të vdekur, 300 të humbur dhe dëme të mëdha materiale.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 16, 2021 08:09 Europe/Tirane
  • Shtohen rastet e viktimave nga përmbytjet në Evropë

Numri total i viktimave nga përmbytjet në shumë vende evropiane mes tyre në Gjermani, ka shkuar në 68 persona të vdekur, 300 të humbur dhe dëme të mëdha materiale.

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve katastrofike, që përfshinë landet perëndimore të  Gjermanisë.  Në periferinë e Pfalzit, autoritetet thanë se po kërkojnë rreth 70 persona të zhdukur, pasi gjashtë shtëpi u shembën. Nga kërkimet u konfirmuan  8 persona të vdekur. Zëdhënësi i policisë Koblenz i tha Reuters: "Një numër i papërcaktuar qytetarësh ndodhën në çati, duhet të shpëtohen. Ka shumë vende ku janë vendosur zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit."  Ndërkohë në rajonin Rhine-Westphalia, raportohen të paktën 13 viktima,  duke e çuar numrin e jetëve të humbura në 21. Mësohet se midis viktimave dy prej tyre janë zjarrfikës, të cilët humbën jetën gjatë detyrës. Reshjet e rrëmbyera nisën të mërkurën duke shkaktuar brenda pak orëve bllokim të trafikut, dëme në infrastrukturë dhe evakuime në masë. Ndërprerja e energjisë detyroi edhe zbrazjen e plotë nga pacientët të një spitali në Leverkusen. Autoritetet thanë se është mundur të shmanget rreziku i shembjes së një dige të zonës. Shërbimi Meteorologjik Gjerman paralajmëroi se pjesët jugperëndimore të vendit do vazhdojnë të enjten në regjimin e shirave dhe priten të bien vazhdimisht deri mbrëmjen e së premtes.