Libia mirëpret largimin e mercenarëve të huaj nga ky vend
(last modified Sat, 17 Jul 2021 14:32:09 GMT )
Korrik 17, 2021 16:32 Europe/Tirane
  • Libia mirëpret largimin e mercenarëve të huaj nga ky vend

Kryetari i qeverisë së përkohshme të unitetit kombëtar të Libisë ka deklaruar se Tripoli nuk është i informuar në lidhje me marrëveshjen e Rusisë dhe Turqisë për largimin e mercenarëve të tyre nga Libia, mirëpo mirëpret një marrëveshje të tillë.

Abdulhamid Dabibe në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, ka thënë se prania e mercenarëve të huaj është një rrezik i vërtetë kundër procesit politik për vendosjen e paqes në Libi dhe ka shtuar: “Qeveria e Tripolit me të gjitha faktorët e sferës së zhvillimeve të Libisë ka hyrë në negociata për largimin e mercenarëve të huaj nga territori i këtij vendi. Qeveria e unitetit kombëtar të Libisë është e obliguar për organizimin e zgjedhjeve më 24 dhjetor të vitit 2021, por natyrisht disa përfaqësues dhe deputet ndoshta nuk dëshirojnë ta lirojnë pushtetin”.

Si rezultat i zhvillimit të një takimi nën mbikëqyrjen e OKB në muaji9n e kaluar, disa diplomatë amerikan dhe gjermanë kanë deklaruar: “Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord që gradualisht të largojnë mercenarët e tyre nga territori i Libisë”.

Përfaqësuesi i Rusisë gjithashtu në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka theksuar: “Moska kërkon largimin gradual dhe njëkohësisht të të gjitha forcave ushtarake të huaja nga Libia dhe garantimin e kësaj çështje”.

Tags