Francezët dolën në rrugë në protestë kundër kufizimeve të koronës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111490-francezët_dolën_në_rrugë_në_protestë_kundër_kufizimeve_të_koronës
Mijëra parizianë dolën në rrugë në protestë për politikat e Presidentit francez Emmanuel Macron mbi kufizimet koronare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 17, 2021 15:40 Europe/Tirane
  • Francezët dolën në rrugë në protestë kundër kufizimeve të koronës

Mijëra parizianë dolën në rrugë në protestë për politikat e Presidentit francez Emmanuel Macron mbi kufizimet koronare.

 Në kryeqytetin francez, Paris, mijëra qytetarë protestuan kundër politikave të rrepta dhe kufizimeve të vendosura për shkak të koronës. Mijëra parizianë thuhet se kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj politikave të presidentit francez Emmanuel Macron. Ndërsa zyrtarët francezë të shëndetësisë njoftuan përshkallëzimin e koronavirusit dhe thanë se kufizimet në të gjithë vendin kishte të ngjarë të imponoheshin përsëri, protestuesit në Paris protestuan kundër kufizimeve të detyruara, duke brohoritur "Liri, liri". Disa netë më parë në një fjalim televiziv, Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi për shpërthime të reja të versionit delta të virusit korona në vend dhe njoftoi kufizime të reja, më e rëndësishmja prej të cilave është vaksinimi i detyrueshëm i personelit mjekësor dhe nevoja për të siguruar një certifikatë shëndetësore gjatë pranisë në vendet publike.