Merkel: Situata në zonat e përmbytura është e tmerrshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111538-merkel_situata_në_zonat_e_përmbytura_është_e_tmerrshme
Gjatë një vizite në zonat e goditura nga përmbytjet, kancelarja gjermane e përshkroi situatën si "të çuditshme dhe të tmerrshme" dhe tha se nuk mund të gjente një fjalë në gjermanisht për të përshkruar shkallën e dëmit.  Përmbytjet që kanë pushtuar Evropën Perëndimore ditët e fundit, kanë çuar në 180 numrin e viktimave deri më tani. Midis viktimave janë një çift nga Kosova, që jetonin në Gjermani.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 18, 2021 19:48 Europe/Tirane
  • Merkel: Situata në zonat e përmbytura është e tmerrshme

Gjatë një vizite në zonat e goditura nga përmbytjet, kancelarja gjermane e përshkroi situatën si "të çuditshme dhe të tmerrshme" dhe tha se nuk mund të gjente një fjalë në gjermanisht për të përshkruar shkallën e dëmit.  Përmbytjet që kanë pushtuar Evropën Perëndimore ditët e fundit, kanë çuar në 180 numrin e viktimave deri më tani. Midis viktimave janë një çift nga Kosova, që jetonin në Gjermani.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sot (e diel) vizitoi zonat e përmbytura të vendit, tha: "Situata është tronditëse".   Mund të them se gjuha gjermane nuk ka fjalë për të përshkruar shkatërrimin e krijuar.  Ajo shtoi se qeveria gjermane do të trajtojë çështjet e klimës sa më shpejt që të jetë e mundur. Kancelarja gjermane, e cila u kthye nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu premtoi se autoritetet gjermane do të siguronin ndihmë të menjëhershme financiare për viktimat e përmbytjeve katastrofike. Në lidhje me këtë, ajo tha: qeveria do të mbajë një takim për të vendosur mbi paketën e ndihmës për zonat e përmbytura.  Të paktën 156 njerëz kanë vdekur në Gjermani që nga e marta, kur përmbytjet katastrofike përfshinë shtetet perëndimore të Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz. Pas reshjeve të papara në Evropën Perëndimore, përfshirë Gjermaninë, Belgjikën, Zvicrën, Francën, Hollandën dhe Austrinë, përmbytjet në Kontinentin e Gjelbër kanë marrë jetën e 183 personave dhe Gjermania po përjeton krizën e saj më të keqe.