Prishja e dy qendrave të injektimit të vaksinave në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111604-prishja_e_dy_qendrave_të_injektimit_të_vaksinave_në_francë
Në Francë, dy qendra vaksinimi u sulmuan dhe u shkatërruan pas protestave kundër rregullave të rrepta për të kontrolluar koronavirusin në Francë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 20, 2021 04:30 Europe/Tirane
  • Prishja e dy qendrave të injektimit të vaksinave në Francë

Në Francë, dy qendra vaksinimi u sulmuan dhe u shkatërruan pas protestave kundër rregullave të rrepta për të kontrolluar koronavirusin në Francë.

Dy qendra vaksinimi u sulmuan dhe u shkatërruan pas protestave kundër rregullave strikte për të kontrolluar koronavirusin në Francë, sipas agjencisë Tabnak të lajmeve. Sipas zyrtarëve, një qendër vaksinimi në Francën juglindore u sulmua dhe të gjitha pajisjet e saj u shkatërruan dhe e gjithë sipërfaqja u mbush me ujë pasi iu vu zjarri. Sipas njoftimeve të mediave lokale, një klinikë në jugperëndim të vendit gjithashtu u shkatërrua pjesërisht nga një zjarr i qëllimshëm. E gjithë kjo ndodhi gjatë fundjavës së protestave anti-korona në vend. Duhet të theksohet se të Shtunën e kësaj jave, në kryeqytetin francez Paris, mijëra qytetarë protestuan kundër politikave të rrepta dhe kufizimeve të vendosura për shkak tw Koronas. Mijëra parizianë thuhet se kanë dalë në rrugë në protestë kundër politikave të presidentit francez Emmanuel Macron.