Zbulohet burgu më i frikshëm kriminal në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111606-zbulohet_burgu_më_i_frikshëm_kriminal_në_rusi
Policia lokale ruse ka zbuluar një burg të tmerrshëm kriminal në periferi të Shën Petersburgut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2021 04:30 Europe/Tirane
  • Zbulohet burgu më i frikshëm kriminal në Rusi

Policia lokale ruse ka zbuluar një burg të tmerrshëm kriminal në periferi të Shën Petersburgut.

Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, hetimet paraprake tregojnë se burgu ndodhej fshehtas në bodrumin e një vile, dyzet e katër kilometra në periferi të Shën Petersburgut dhe me sa duket i përkiste një grupi mafioz. Ky grup mafioz rrëmbimesh ka fituar para për dy dekada duke rrëmbyer njerëz të pasur dhe duke kryer vrasje me porosi. Ekspertët thonë se burgu i tmerrshëm kishte gjithashtu celula të shumta, sensorë dhe kamera CCTV dhe se çatia dhe muret e burgut ishin prej hekuri dhe betoni, duke e bërë praktikisht të pamundur përpjekjen  për të shpëtuar. Hetimet mbi burgun po vazhdojnë nga policia lokale. Zbulimi i kësaj skene krimi është raportuar gjerësisht në mediat ruse.