Rreziku i anulimit të Lojërave Olimpike të Tokios
(last modified Tue, 20 Jul 2021 17:47:21 GMT )
Korrik 20, 2021 19:47 Europe/Tirane
  • Rreziku i anulimit të Lojërave Olimpike të Tokios

Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios nuk përjashtoi mundësinë e anulimit të Lojërave Olimpike.

Vetëm tre ditë nga koha që ka mbetur para hapjes zyrtare të Olimpikut të Tokios-2020, Toshiro Moto, kryetari i komitetit organizues, nuk përjashtoi mundësinë e anulimit të Lojërave për shkak të rritjes së infektimit me virusin Korona në Japoni. Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike 2020 do të mbahet të Premten e kësaj jave pa praninë e sponsorëve olimpikë, e cila është një tjetër goditje për Lojërat në fjalë. Lojërat Olimpike 2020 në Tokio janë shtyrë për një vit për shkak të shpërthimit të koronës dhe ato do të mbahen pa spektatorë.

Tags