Arrestohet aleati i Trump me akuzat e lobimit të paligjshëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111662-arrestohet_aleati_i_trump_me_akuzat_e_lobimit_të_paligjshëm
Thomas Barrack, një mik i ngushtë i ish-presidentit amerikan Donald Trump, është burgosur me akuzat e lobimit të paligjshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 21, 2021 03:35 Europe/Tirane
  • Arrestohet aleati i Trump me akuzat e lobimit të paligjshëm

Thomas Barrack, një mik i ngushtë i ish-presidentit amerikan Donald Trump, është burgosur me akuzat e lobimit të paligjshëm.

Sipas Bloomberg; Barrack, themeluesi i Colony Capital dhe një ish-donator i Donald Trump, është arrestuar nën akuzat e lobimit të paligjshëm të qeverive të huaja; Një akuzë që autoritetet gjyqësore po e parashtrojnë me sukses kundër disa ndihmësve të Trump. Barrack, 74 vjeç, u arrestua në Los Angeles të martën në mëngjes. Një gjykatë federale e Brooklyn në New York ka paditur dy burra të tjerë në komplotin e pretenduar. Të tre akuzohen se kanë marrë pjesë në veprime të paligjshme për të promovuar interesat e EBA në Shtetet e Bashkuara dhe për t'u përpjekur që të ndikojnë në pozicionet e politikës së jashtme të Trump në vitin 2016 dhe më vonë pozitat e administratës së re, me urdhër të zyrtarëve të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Zyrtarët gjyqësorë kanë kërkuar që Barrack, një shtetas libanez, të mbetet në paraburgim derisa të mund të transferohet në Brooklyn për t'u përballur me akuzat. Departamenti i Drejtësisë i SH.B.A.-së tha se Barrack dhe dy të pandehurit e tjerë, njëri prej të cilëve ishte nga EBA, nën udhëheqjen e zyrtarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe po përpiqeshin të ndikonin në zgjedhjet 2016 të SHBA.