Protesta kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio
Protestuesit kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike gjatë një tubimi protestues në Tokio, kanë kërkuar anulimin e këtyre lojërave.
Kanali televiziv NHK i Japonisë ka njoftuar se me qindra protestues janë mbledhur në rajonin Shejbuja të Tokios dhe kanë marshuar në drejtim të stadiumit kombëtar ku po zhvillohej ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020. Qindra protestues gjatë kohës së zhvillimit të ceremonisë së hapjes së këtyre lojërave, janë mbledhur përpara stadiumit dhe kanë kërkuar anulimin e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Protestuesit kanë deklaruar se zhvillimi i Lojërave Olimpike gjatë krizës dha valës së re të përhapjes së pandemisë së Covid-19 në Tokio, është kërcënim për jetën e qytetarëve.