Protesta kundër qeverisë në kryeqytetin e Francës
Protestuesit kundër planit të qeverisë për kufizime të reja për t’u përballur me përhapjen e virusit Korona, ditën e shtunë kanë protestuar nëpër rrugët e Parisit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat e policisë së Francës ditën e shtunë janë përleshur me protestuesit që protestonin kundër planit të qeverisë së këtij vendi për kufizimet përkatëse me pandeminë Korona dhe kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Emmanuel Macron, presidenti i Francës, disa ditë më parë gjatë një fjalimi televiziv duke vë në dukje trendin në rritje të përhapjes së variantit Delta të virusit Korona në Francë, ka theksuar zbatimin e politikës së qeverisë së tij për t’u përballur me pandeminë Korona dhe e ka vlerësuar të domosdoshme bërjen detyrim të vaksinimit për punonjësit e sektorit shëndetësor dhe posedimin e pasaportës shëndetësore për të dalë në vendet publike. Presidenti i Francës u ka dhënë afat deri më 15 shtator punonjësve të sektorit shëndetësor që të vaksinohen dhe ka paralajmëruar se pas kësaj date do të ekzistojë një sistem për kontrollim, madje edhe për ndëshkimin e personave. Në bazë të statistikave, në Francë deri më tani 5.953.071 persona janë infektuar me virusin Korona ndërsa 111.591 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin Korona.