Macron i kërkon shpjegim Bennett për Pegasus
Presidenti i Francës ka kërkuar shpjegim nga kryeministri i regjimit sionist në lidhje me programin spiun sionist Pegasus.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ditën e shtunë në mbrëmje, në një bisedë telefonike me Naftali Bennett, kryeministrin e regjimit sionist, i ka kërkuar atij shpjegim në lidhje me përdorimin e programit spiun sionist Pegasus për ta përgjuar atë dhe funksionarët e tjerë francezë.
Emmanuel Macron ditën e enjte nga frika e sulmeve kibernetike dhe spiunimit me programin Pegasus të regjimit sionist, ka ndërruar numrin e telefonit dhe celularin e vet. Ky veprim i Macron është bërë pasi që disa media perëndimore ditën e mërkurë kanë raportuar se edhe Macron ishte në mesin e viktimave të sulmeve kibernetike dhe përgjimeve të programit spiun sionist Pegasus.