Parlamenti i Francës miraton ligjin e certifikatës së Covid-19
Pavarësisht protestave ë gjera, Parlamenti i Francës ka miratuar ligjin në lidhje certifikatën e speciale të shëndetësisë ndaj virusit Korona.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se në bazë të këtij ligji të miratuar, të gjithë punonjësit e sektorit shëndetësor deri më 15 shtator kanë afat që të marrin vaksinën kundër virusit Korona, në të kundërtën ata do të përballen me rrezikun e pezullimit nga puna.
Në bazë të këtij ligji të miratuar, gjithashtu hyrja në restorante, udhëtimi me trena avionë dhe me mjete të tjera të transportit publik do të kushtëzohet me paraqitjen e certifikatës shëndetësore përball virusit Korona.
Ky ligj në fillim do të zbatohet për të gjithë persona e moshës madhore, mirëpo q nga 30 shtatori, të gjithë persona e moshës mbi 12 vjeç do të përfshihen në zbatimin e këtij ligji.
Emmanuel Macron, presidenti i Francës, i cili ka kërkuar unitet kombëtar në vaksinimin e qytetarëve përball virusit Korona, ka thënë: "Duke marrë parasysh fillimin e përhapjes së një vale të re të virusit Korona, këto masa janë ndërmarrë për ta mbrojtur popullsinë e rrezikuar të Francës dhe spitalet e këtij vendi"