Qytetarët hungarezë protestojnë kundër përdorimit të programit spiun Pegasus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111972
Disa mijëra qytetarë të Hungarisë janë mbledhur nëpër rrugët e Budapestit dhe kanë protestuar kundër skandaleve të qeverisë së këtij vendi në përdorimin e programit spiun sionist Pegasus.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Korrik 27, 2021 17:28 Europe/Tirane
  • Qytetarët hungarezë protestojnë kundër përdorimit të programit spiun Pegasus

Disa mijëra qytetarë të Hungarisë janë mbledhur nëpër rrugët e Budapestit dhe kanë protestuar kundër skandaleve të qeverisë së këtij vendi në përdorimin e programit spiun sionist Pegasus.

Qeveria e Hungarisë deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë për konfirmimin ose pranimin e akuzave të paraqitura në lidhje me përdorimin e programit spiun izraelit Pegasus për të përgjuar në mënyrë të paligjshme gazetarët dhe opozitarët politikë të saj.  

Ndërkohë Janos Stomer, lideri i partisë politike hungareze “JUBIK”, ka thënë se qeveria e Hungarisë po shtirët sikur të mos ketë ndodhur kurrfarë skandali, në kohën kur po përdor çdo mjet për t’i ikur përgjegjësisë së vet politike.

Dosjet e zbuluara për Organizatën Amnisty International dhe për organizatën joqeveritare franceze e quajtur “Tregimet e Ndaluara” kanë treguar se numrat e telefonave të 300 qytetarëve hungarezë kanë qenë objektivë e hakërrimit të kompanisë spiunazhe izraelite NSO.

Skandali i programit spiun Pegasus ka krijuar polemika shumë të gjera pas publikimit të një raporti nga disa media botërore në lidhje me depërtimin e këtij programi në celularët e disa aktivistëve politikë, gazetarëve dhe funksionarëve të lartë politikë duke përfshirë edhe presidentin e Francës. Hulumtimet e gjera të kryera nga më shumë se 17 agjenci informative kanë treguar se programi spiun Pegasus i prodhuar nga kompania izraelite NSO, është përdorur për të përgjuar celularët e qindra gazetarëve, aktivistëve politikë dhe shoqëror si dhe politikanëve anë e mbanë e botës.