Shtohet vetëvrasja në mënyrë të paparë në mesin e ushtarëve amerikanë
Sekretari amerikan i mbrojtjes ka njoftuar për shtimin në mënyrë të paparë të vetëvrasjeve në mesin e ushtarëve amerikanë dhe ka shprehur shqetësime serioze për rritjen e rasteve të krizave psikologjike të tyre.
Lloyd Austin, sekretari amerikan i mbrojtjes, duke shprehur shqetësime të thella për shtimin e rasteve të vetëvrasjeve në mesin e forcave ushtarake amerikane, ka thënë: “Në vitin 2020, gjithsej 385 ushtarë aktivë në forcat amerikane kanë humbur jetën me anë të vetëvrasjes dhe kjo shifër tregon shtimin në masë shumë të madhe të vetëvrasjeve në mesin e ushtarëve amerikanë në krahasim me vitin 2018, që në atë vit patën humbur jetën 326 ushtarë amerikane si rezultat i vetëvrasjes”.
Lloyd Austin gjatë vizitës në një bazë të forcave ajrore në shtetin Alaska, ka thënë: “Unë jam shumë i shqetësuar për numrin e rasteve të vetëvrasjeve, jo vetëm këtu, por në të gjithë forcat. Që nga 30 dhjetori e deri më tani, të paktën gjashtë ushtarakë amerikanë kanë vdekur në Alaskë për shkak të vetëvrasjes. Humbja e vetëm një njeriu si pasojë e vetëvrasjes, është shumë e madhe. Pavarësisht këtyre problemeve, ne po bëjmë përpjekje të mëdha dhe ne duhet të punojmë më shumë”.
Sipas statistikave të publikuara nga Pentagoni, jeta e paparashikuar në ushtri është një prej faktorëve që krijon stres dhe shqetësime në mesin e forcave ushtarake të Amerikës. Një funksionar i cili deshi të mbetet anonim, gjatë një interviste për USS Today, ka thënë: “Komandantët amerikanë gjithnjë e më tepër po kërkojnë inkuadrimin e më shumë njerëzve në ushtri dhe kjo është kryesisht për shkak të rritjes së ndikimit të Kinës, ndërkohë që trendi i shtimit të sëmundjeve psikologjike dhe vetëvrasjeve në mesin e ushtarëve amerikanë, është tejet shqetësues”.