100 dollarë shpërblim për vaksinimin e njerëzve në Nju Jork
(last modified Thu, 29 Jul 2021 04:52:26 GMT )
Korrik 29, 2021 06:52 Europe/Tirane
  • 100 dollarë shpërblim për vaksinimin e njerëzve në Nju Jork

Autoritetet e Nju Jorkut ditën e premte kanë propozuar një shpërblim 100 dollarësh për çdo person që merr dozën e parë të vaksinës kundër virusit Korona.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se në llogarinë e bashkisë së Nju Jorkut në Twitter është shkruar: “Që nga dita e premte, merrni dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 në qendra shëndetësore dhe fitoni 100 dollarë. Kaq lehtë!”.

Kjo është metoda e parë për inkurajimin e qytetarëve të Nju Jorkut për t’u vaksinuar. Në stinën e pranverës, autoritetet amerikane u ofronin njerëzve bileta llotarie si shpërblim për t’u vaksinuar. Iniciativat dhe idetë sociale gjithashtu janë paraqitur nga institucione të ndryshme për inkurajimin e njerëzve që të vaksinohen. Për shembull, një organizatë joqeveritare kishte ofruar një sasi Marijuana si shpërblim për personat që marrin vaksinën kundër virusit Korona.

Tags