Gjermania paralajmëron për rriten përsëri të krizës së emigrantëve
Ministri për zhvillim i Gjermanisë në 70 vjetorin e Konventës së Gjenevës ka paralajmëruar për rritjen përsëri të krizës së emigrantëve nën hijen e shkurtpamësisë së autoriteteve të Bashkimit Evropian.
E përjavshmja gjermane “Spiegle” në një raport të saj ka shkruar se duke marrë parasysh faktin se Bashkimi Evropian ka reduktuar buxhetin e vet për politikën e zhvillimit dhe progresit, Gerd Muller, ministri për zhvillim i Gjermanisë, e ka quajtur shkurtpamësi këtë veprim të Komisionit Evropian dhe ka paralajmëruar se Evropa në të ardhmen nën hijen e këtij vendimi, më shumë mund të ndikohet nga kriza e emigrantëve.
Ministri për zhvillim i Gjermanisë ka theksuar: “Ekspertët kanë supozuar në këtë mënyrë që 20 milionë emigrantë gjatë disa viteve të ardhshme, për shkaqe ambientaliste, do të shndërrohen në 100 milionë emigrantë të cilët në vendin e vet kanë humbur bazën e jetës dhe kushtet e tyre për jetesë. Në këto rrethana, Programi Botëror për Ushqim nuk ka para të mjaftueshme për dërgimin e ndihmave emergjente në rajonet e dëmtuara dhe ky është një skandal i madh dhe plotësisht shkurtpamësi”.
Konventa e Gjenevës për Emigrantë si një prej organeve më të rëndësishme të bashkëpunimeve humanitare ndërkombëtare, është miratuar më 28 janar të vitit 1951. Kjo konventë i obligon vendet pranuese të emigrantëve që të mos i kthejnë mbrapshtë ata persona të cilët keqtrajtohen në vendet e tyre. Mirëpo kjo konventë gjatë viteve të fundit për shkak të mangësive në qasjen ndaj numrit të lartë të kërkesave, është kritikuar në masë të madhe. Bashkimi Evropian gjithashtu gjatë viteve të fundit është përballur me kritika të ashpra për shkak se po shkel Konventën e Emigrantëve.