Polonia: Jemi të paaftë ta ndalim projektin Nord Stream-2
Qeveria e Polonisë ka deklaruar se në lidhje me projektin e linjës së tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream-2, janë marrë të gjitha vendimet dhe nuk ka më rrugë për ndërprerjen e këtij projekti.
Klubi i Gazetarëve të Rinj njoftoi se qeveria e Polonisë me anë të një deklarate, ka shprehur pakënaqësi dhe ka deklaruar se Varshava për shkak se projekti i linjës së tubacionit të gazsjellësit Nord Stream-2 është një projekt tanimë i miratuar, nuk ka aftësinë për ta ndalë atë.
Sipas këtij burimi, qeveria e Polonisë duke akuzuar Gjermaninë për shkeljen e parimit për unitet në energjinë e Evropës, ka deklaruar: “Për fat të keq, ndërprerja e këtij projekti të linjës së tubacioneve të gazsjellësit është e pamundur pa unitet në Bashkimin Evropian”.
Javën e kaluar, Amerika në një marrëveshje me Gjermaninë, ka kërkuar vazhdimin 10 vjeçar të transferimit të gazit nëpërmjet Ukrainës.
Ndërkohë Nabila Massrali, zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, pas kësaj marrëveshje, ka deklaruar: “Ukraina kërkon bisedime në lidhje me marrëveshjen e fundit mes Gjermanisë dhe Amerikës rreth projektit të linjës së tubacionit të gazsjellësit Nord Stream-2”.
Projekti Nord Stream-2 është një projekt i përbashkët mes kompanisë Gasprom të Rusisë dhe pesë kompanive evropiane. Kjo linjë e tubacioneve binjak me 1200 kilometra, për çdo vit do të transferojë 55 milionë metër kub gaz nga Rusia në Gjermani.
Amerika me pretekst të varësisë së Evropës për gazin e Rusisë, ka kundërshtuar ashpër këtë projekt të gazsjellësit dhe deri më tani ka miratuar disa pako sanksionesh në lidhje me projektin e linjës së tubacionit të gazsjellësit Nord Stream-2.