Populli algjerian mirëpret sportistin olimpik që mbështeti Palestinën
Fat’hi Nurejn, xhudisti algjerian i cili në mbështetje të popullit të shtypur të Palestinës, nuk pranoi të përballet me përfaqësuesin e regjimit uzurpues sionist në Lojërat Olimpike Tokio 2020, është mirëpritur në nivel të gjerë nga populli i Algjerisë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Fat’hi Nurejn i cili gjatë këtyre Lojërave Olimpike nuk pranoi të përballet me kundërshtarin sionist, në aeroportin “Havari Bumedin” të Algjerisë është mirëpritur me entuziazëm të madh nga populli algjerian. Xhudisti algjerian duke u tërhequr nga garat e Lojërave Olimpike për të mos garuar me përfaqësuesin e regjimit sionist, ka treguar se burrëria dhe morali i rezistencës vazhdon të jetë gjallë në sport. Fat’hi Nurejn, xhudisti i grupit të peshës nën 73 kg nga Algjeri, në bazë të shortit në Lojërat Olimpike Tokio 2020, në fazën e parë duhej të përballej me përfaqësuesin e regjimit sionist, mirëpo ky sportist tregoi një moral burrëror dhe në mbështetje ndaj popullit të shtypur të Palestinës, nuk pranoi të garonte në këtë ndeshje. Fat’hi Nurejn kishte thënë: “Nuk dëshiroi që duart e mia të ndotën duke garuar me sportistin e një regjimi i cili po vret njerëzve të pafajshëm”.