Djali i Ghadafit po mendon të bëhet president të Libisë
(last modified 2021-08-01T04:05:43+00:00 )
Gusht 01, 2021 06:05 Europe/Tirane
  • Djali i Ghadafit po mendon të bëhet president të Libisë

Sejful-Islam, djali i Moamar Al-Ghadafi, ish-diktatorit të Libisë, ka thënë se kërkon kthimin e unitetit të humbur në Libi pas një dekadave kaos dhe konflikt e pasiguri.

Sejful-Islam 49 vjeçar, në një intervistë me gazetën amerikane “New York Times” në qytetin Tentan në perëndim të Libisë, ka thënë: “Tani është koha për t’u kthyer në të kaluarën. Vendi ka rënë në gjunjë. Nuk ka asnjë para. Nuk ka kurrfarë sigurie dhe nuk ka kurrfarë jete këtu”.

Sejful-Islam ndodhet nën përndjekje ligjore nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe në këtë intervistë ka thënë: “Politikanët gjatë një dekade të kaluar nuk kanë sjell asgjë për Libinë, përveç mjerimit”. Ai gjatë kësaj interviste, vetët e kaluara i ka përshkruar si vete të pikëllimit dhe robërisë dhe ka deklaruar se ka ndërmend të marrë pjesë si kandidat në zgjedhjet presidenciale ë Libisë në mënyrë që të zgjidhet president i këtij vendi!

Sejful-Islam Ghadafi në nëntor të vitit 2011, disa ditë pas vrasjes së babait të tij, ishte arrestuar nga një grup militant i Libisë dhe ishte transferuar në qytetin Zentan që ndodhet në bjeshkët në jug të kryeqytetit të Libisë. Ai ka qenë nën përndjekje nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte. Në vitin 2011, pas vrasjes së Moamar Ghadafi, në Libi kanë shpërthyer luftimet e armatosura mes grupeve të ndryshme militante dhe deri më tani kjo gjendje lufte po vazhdon. Sejful-Islam deri në vrasjen e babait të tij, ka qenë zëvendësues i tij. Ai ka diplomën e inxhinierisë nga Tripoli, diplomën MBA nga Vjena dhe doktorraturën nga Fakulteti i Ekonomisë në Londrës.

 

Tags