Varianti Delta pushton Amerikën
Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Epidemiologjike në Amerikë të mërkurën ka deklaruar se 93.4% e rasteve të infektuara me virusin Korona në këtë vend, janë të infektuar me variantin Delta.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas një raporti të publikua nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Epidemiologjike në Amerikë, rastet e fundit të infektuara me virusin Delta përfshin edhe infektimet me disa nëndegë të këtij varianti, mirëpo në përgjithësi të gjitha konsiderohen infektime me variantin Delta të virusit Korona. Përhapja e variantit Delta të virusit Korona është shumë është vërejtur në disa rajone të veçanta si Iowa, Kansas, Misuri dhe Nebraska në krahasim me rajonet e tjera dhe në këto rajone varianti Delta përbën mbi 98% të rasteve të infektimeve me variante të tjera që janë të përhapura në këtë vend. Përhapja e variantit Delta të virusit Korona në Amerikë po shënon rritje për çdo ditë e më tepër në kohën kur dy muaj më parë supozohej se përhapja e këtij varianti të mutuar të virusit Korona mund të përfshijë deri në 3% të rasteve të infektuara me virusin Korona në SHBA. Sipas statistikave zyrtare, në Amerikë deri më tani rreth 36 milionë e 96 mijë persona janë infektuar me virusin Korona dhe numri i vdekjeve nga kjo pandemi në Amerikë ka shkuar në 630.582 mijë persona.