Sherman pohon politikën së sanksionet maksima të qeverisë Biden ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112410-sherman_pohon_politikën_së_sanksionet_maksima_të_qeverisë_biden_ndaj_iranit
Wendy Sherman, zv/sekretarja amerikane e shtetit, në një mbledhje në Senatin e Amerikës, ka pohuar se demokratët dhe republikanët amerikanë ndjekin qëllimeve të njëjta ndaj Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 06, 2021 11:11 Europe/Tirane
  • Sherman pohon politikën së sanksionet maksima të qeverisë Biden ndaj Iranit

Wendy Sherman, zv/sekretarja amerikane e shtetit, në një mbledhje në Senatin e Amerikës, ka pohuar se demokratët dhe republikanët amerikanë ndjekin qëllimeve të njëjta ndaj Iranit.

Wendy Sherman duk vë në dukje mosmarrëveshjet mes demokratëve dhe republikanëve në lidhje me qasjen politike ndaj Iranit, ka thënë: “Ne kemi dakordim në lidhje me objektivat, mirëpo kemi mosmarrëveshje vetëm në metodën e arritjes së atyre qëllimeve. Unë jam kundër disa çështjeve të cilat i keni paraqitur ju dhe besoj se qeveria Biden ka ndjekur politikën e sanksioneve maksimale ndaj Iranit. Ne, në mënyrë të vazhdueshme kemi shtuar numër më të madh të institucioneve në listën e sanksioneve në bazë të informacioneve të dokumentuara që kemi në dispozicion në lidhje me ato institucione”.

Pohimi i kësaj funksionare të lartë amerikane për vazhdimin e fushatës së presionit maksimal ndaj Iranit e cila e ka quajtur këtë fushat me termin “sanksionet maksimale”, zbulon një realitet që deri më tani qeveria e Joe Biden ka bërë përpjekje që ta mbulojë atë realitet. Funksionarët e Qeverisë Biden duke përfshirë edhe Robert Malley, përfaqësuesi special i Amerikës për çështje të Iranit, së fundi kishte pohuar se politika e presionit maksimal e qeverisë së Trump kundër Iranit ka dështuar plotësisht. Megjithëkëtë Wendy Sherman në postin e zv/sekretares amerikane të shtetit, e cila me siguri se zotëron në nivel të lartë politikën e jashtme të Amerikës duke përfshirë edhe çështjet përkatëse me Iranin, në mënyrë të qartë ka deklaruar se Uashingtoni po ndjek politikën e sanksioneve maksimale që në realitet është pjesë e substancës së fushatës për presion maksimal të Amerikës ndaj Iranit.

Joe Biden, presidenti i Amerikës, në shtator të vitit 2020, gjatë fushatës së tij elektorale për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, në një artikull, kishte pohuar se Donald Trump me daljen nga marrëveshja bërthamore, ka bërë një gabim shumë të madh dhe ka kryer një veprim në kundërshtim me interesat kombëtare të Amerikës dhe vetëm sa e ka izoluar Amerikën më shumë. Sidoqoftë, Biden në veprim dhe që kur e filloi mandatin e tij presidencial, do të thotë në janar të vitit 2021, e deri më tani, po vazhdon të zbatojë politikën e presionit maksimal në formatin e vendosjes së sanksioneve maksimale dhe pa përmendur fare se cili shtet ka shkelur zotimet e veta ndaj marrëveshje bërthamor edhe ka dalë tërësisht nga kjo marrëveshje, kthimin e Amerikës në marrëveshjen bërthamore e ka kushtëzuar me veprimin e Teheranit duke përfshirë vazhdimin e kufizimeve atomike të marrëveshjes bërthamore ndaj Iranit si dhe përfshirjen e çështjeve të tjera siç është kapaciteti raketor dhe politikat rajonale të Iranit në negociatat e ardhshme. Qeveria e Biden në kuadër të qasjes së njëanshme dhe superioritetit të cilën e ndjek Amerika gjithmonë ndaj vendeve të tjera, jo vetëm që kërkon nga Irani që të pranojë të gjitha kërkesat dhe kushtet e paraqitura nga Uashingtoni, por në shkëmbim të kësaj vetëm pranon t’i japë privilegje të kufizuara dhe të kushtëzuar Iranit në fushën e pezullimit të sanksioneve, madje nuk pranon të japë as zotimin e duhur se Amerika do të mbetet në marrëveshjen bërthamore. Gjithashtu qeveria e Biden jo vetëm që po tregon dyshime sa i përket vazhdimit të zbatimit të zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore në rast të kthimit në këtë marrëve, por ajo madje as nuk është e gatshme ose nuk pranon të heqë as sanksionet e njëanshme dhe të paligjshme të cilat i ka vendosur qeveria e Trump pas daljes nga marrëveshja bërthamore ndaj Iranit. Kështu që mund të thuhet se qasja e qeverisë së Joe Biden në një farë lloji është vazhdimësi e po asaj qasje arrogante të qeverisë së Trump ndaj Iranit që deri më tani është vërtetuar dështimi i saj.