Fluksi i paparë i emigrantëve në Kanalin e Manshit
Qeveria e Britanisë ka njoftuar për fillimin e një fluksi të paparë të emigrantëve që kalojnë nëpër Kanalin e Manshit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se qeveria e Britanisë ka thënë se një numër i paparë i emigrantëve gjatë një dite kanë kaluar nëpër Kanalin e Manshit dhe të cilët nga Franca kanë ardhur në drejtim të Britanisë. Emigrantët nga brigjet e afërta me portin Kale të Francës po bëjnë përpjekje që të kalojnë nëpër Kanalin e Manshit dhe të arrijnë në portet jugore të Britanisë.
Me qindra emigrantë me qëllim që të shpëtojnë nga dhuna dhe destabiliteti ekonomik, shoqëror dhe politik i krijuar si rezultat i ndërhyrjes së Perëndimit në shtetet e Azisë Perëndimore dhe Afrikës Veriore, po përpiqen të shkojnë në Evropë.