Fluksi i paparë i emigrantëve në Kanalin e Manshit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112430-fluksi_i_paparë_i_emigrantëve_në_kanalin_e_manshit
Qeveria e Britanisë ka njoftuar për fillimin e një fluksi të paparë të emigrantëve që kalojnë nëpër Kanalin e Manshit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 07, 2021 00:17 Europe/Tirane
  • Fluksi i paparë i emigrantëve në Kanalin e Manshit

Qeveria e Britanisë ka njoftuar për fillimin e një fluksi të paparë të emigrantëve që kalojnë nëpër Kanalin e Manshit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se qeveria e Britanisë ka thënë se një numër i paparë i emigrantëve gjatë një dite kanë kaluar nëpër Kanalin e Manshit dhe të cilët nga Franca kanë ardhur në drejtim të Britanisë. Emigrantët nga brigjet e afërta me portin Kale të Francës po bëjnë përpjekje që të kalojnë nëpër Kanalin e Manshit dhe të arrijnë në portet jugore të Britanisë.

Me qindra emigrantë me qëllim që të shpëtojnë nga dhuna dhe destabiliteti ekonomik, shoqëror dhe politik i krijuar si rezultat i ndërhyrjes së Perëndimit në shtetet e Azisë Perëndimore dhe Afrikës Veriore, po përpiqen të shkojnë në Evropë.