Përshpejtohet përhapja e koronavirusit në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112456-përshpejtohet_përhapja_e_koronavirusit_në_rusi
Ministri rus i shëndetësisë ka thënë se shpejtësia e transmetimit të koronës në Rusi është rritur për shkak të ndryshimit të natyrës së virusit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 08, 2021 03:52 Europe/Tirane
  • Përshpejtohet përhapja e koronavirusit në Rusi

Ministri rus i shëndetësisë ka thënë se shpejtësia e transmetimit të koronës në Rusi është rritur për shkak të ndryshimit të natyrës së virusit.

Sipas RIA Novosti, Mikhail Morashko të Shtunën gazetarëve u tha: "Aktualisht, vala e tretë e koronës po përhapet në Rusi. Ministri rus i Shëndetësisë tha: Vala e tretë e koronës në Rusi, për shkak të ndryshimit të natyrës së virusit korona, po përhapet më shpejt tek njerëzit dhe ka simptoma më të rënda. Sipas Morashko, nëse një person diagnostikohet me sëmundjen Covid-19 dhe llojin delta të koronavirusit, periudha kur shfaqen simptomat e sëmundjes tek njerëzit shkurtohen ndjeshëm dhe simptomat e rënda të sëmundjes shihen në ditën e pestë.  Javët e fundit, versioni delta i koronavirusit është raportuar në Rusi, e cila ka rritur numrin e pacientëve dhe përkeqësoi gjendjen e shumë njerëzve në spitalet ruse. Në Rusi, 6,424,884 njerëz janë infektuar me koronavirus që nga përhapja e virusit korona  dhe 164,094 njerëz kanë vdekur nga sëmundja e Covid-19.