Takim Special i Këshillit të Sigurimit të OKB -së për Afganistanin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112470-takim_special_i_këshillit_të_sigurimit_të_okb_së_për_afganistanin
Të Premten në mbrëmje në Nju Jork u mbajt një takim special i Këshillit të Sigurimit të OKB -së mbi përshkallëzimin e dhunës në Afganistan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 08, 2021 08:22 Europe/Tirane
  • Takim Special i Këshillit të Sigurimit të OKB -së për Afganistanin

Të Premten në mbrëmje në Nju Jork u mbajt një takim special i Këshillit të Sigurimit të OKB -së mbi përshkallëzimin e dhunës në Afganistan.

Përfaqësuesit e anëtarëve të këshillit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Rusinë, Kinën dhe Indinë, dënuan sulmet në rritje dhe dhunën në Afganistan kundër civilëve dhe theksuan nevojën për të arritur një marrëveshje politike për t'i dhënë fund krizës aktuale. Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani, e cila filloi në maj 2021 siç ishte planifikuar nga administrata e Biden e cila do të përfundonte më 31 gusht, talebanët e panë të arsyeshme të zgjerojnë kontrollin e tyre mbi Afganistanin dhe filluan sulme në shkallë të gjerë në disa pjesë të vendit. Për shkak të përkeqësimit të situatës, e cila ka pasoja të rrezikshme si fluksi i refugjatëve në vendet fqinje, rritja e gjakderdhjes dhe vrasja e civilëve gjatë konfliktit midis dy palëve, ekziston edhe frika e rritjes së rrezikut të terrorizmit ekstremist për shkak të intensifikimit të aktiviteteve të grupeve terroriste si p.sh. al-Kaeda dhe ISIS. Për shkak të kësaj ekziston mundësia e përhapjes së pasigurisë dhe konfliktit në vendet fqinje, veçanërisht në Azinë Qendrore, rritja e prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve në zonat e kontrolluara nga talebanët, rritja e mundësisë së rënies së qeverisë qendrore të Afganistanit dhe shumë raste të tjera për të cilat tani bashkësia ndërkombëtare është thellësisht e shqetësuar. Duhet të theksohet se Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol të drejtpërdrejtë në krijimin e situatës aktuale anomale në Afganistan. Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë tërhequr 95 përqind të forcave të tyre nga Afganistani dhe talebanët janë bërë më aktivë në pushtimin e zonave të reja në vend.  "Shtetet e Bashkuara kanë një aleancë strategjike me qeverinë afgane dhe marrëveshjen e Dohas me talebanët" tha Ahmad Saeedi, një ekspert politik afgan. Pra, me të vërtetë për Shtetet e Bashkuara nuk ka rëndësi nëse talebanët marrin kontrollin mbi Afganistanin ose qeverinë e Kabulit ose një kombinim të të dyjave. Amerikanët janë të gatshëm të punojnë me të dyja palët në të ardhmen dhe për këtë presin rezultatin e  duelit mes talebanëve dhe qeverisë. Presidenti afgan Ashraf Ghani kohët e fundit tha se përkeqësimi i situatës së sigurisë në Afganistan ishte për shkak të vendimit "të papritur" të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr të gjithë trupat e veta nga rajoni. Ai paralajmëroi se tërheqja e të gjitha trupave amerikane do të kishte pasoja negative. Sidoqoftë, ai këmbëngul se forcat e sigurisë të vendit janë plotësisht të afta të zmbrapsin dhe mposhtin talebanët, por disa ekspertë besojnë se me situatën aktuale ushtarake dhe të sigurisë dhe talebanët që përparojnë në pjesë të ndryshme të Afganistanit, me tërheqjen e forcave të huajve nga ky vend dhe veçanërisht mungesa e mbështetjes ajrore, ka shtuar rrezikun që Afganistani të bjerë në duart e talebanëve. Ky skenar për shkak të pasojave të tij negative është marrë në konsideratë nga Këshilli i Sigurimit i OKB –së dhe për këtë arsye, ai është specifikuar në deklaratën e këtij këshilli.