Borrell akuza të pabaza kundër Iranit
Në një fjalim, shefi i politikës së jashtme të BE-së akuzoi Iranin për sulmin ndaj anijes izraelite Mercer Street.
"Të gjitha provat janë të qarta se Irani ishte përfshirë në sulmin ndaj anijes Mercer Street," tha Josep Borrell, shefi i lartë i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, raporton Al Jazeera. "Këto veprime të njëanshme janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim për paqen, dhe ato duhet të ndalen", shtoi Borrell. Të premten e kaluar, anija Mercer Street e operuar nga Izraeli u sulmua në brigjet e Omanit. Një roje britanike e sigurisë dhe kapiteni rumun i anijes humbën jetën ndërsa anija lundronte pranë ishullit të Omanit Masirah. Britania, SHBA, Izraeli dhe Rumania shumë shpejtë kanë fajësuar Iranin i cili ka mohuar çdo përfshirje. Teherani thekson se nëse ka ndonjë provë atëherë duhet të bëhet publike. Britania të Premten bëri thirrje për një takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar një sulm të dyshuar me dron kundër cisternës izraelite, duke pretenduar pa asnjë provë se Irani "ka shumë të ngjarë" të ishte përgjegjës për sulmin.