Vala e të nxehtit përvëlon Mesdheun, dhjetëra viktima
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112778-vala_e_të_nxehtit_përvëlon_mesdheun_dhjetëra_viktima
Temperaturat tejet te larta që kanë përfshirë rajonin e Mesdheut po vazhdojnë të shkaktojnë zjarre të fuqishme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 13, 2021 20:54 Europe/Tirane
  • Vala e të nxehtit përvëlon Mesdheun, dhjetëra viktima

Temperaturat tejet te larta që kanë përfshirë rajonin e Mesdheut po vazhdojnë të shkaktojnë zjarre të fuqishme.

Gjatë ditëve të fundit si pasojë e kushteve ekstreme të motit, me dhjetëra njerëz kanë vdekur në Algjeri, Greqi, Itali dhe Turqi.  Vala e të nxehtit e quajtur “djalli” për shkak të temperatura rekord të larta ka shkaktuar vatra të fuqishme zjarri në të gjithë Mesdheun. Një stacion i shërbimit moteorologjik në Siçilinë juglindore regjistroi të mërkurën atë që konsiderohet si temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Evropë, 48.8 gradë Celsius. Temperaturat e larta kanë nxitur zjarre të fuqishëm edhe në Algjeri duke shkaktuar vdekjen e të paktën 65 personave. Agjencitë e ndihmës thonë se mbi 600 familje kanë mbetur të pastreha. Përveç rrezikut që i kanoset jetës, moti ekstrem ndërpret perditshërinë dhe dëmton ekonominë. Vala e të nxehtit tashmë po perparon drejt perëndimit të Evropës, ne Spanjë. Punonjësit social po trajtojnë banorët më në rrezik. Ndërkohë në Turqi, gjatë këtyre ditëve shirat e furishëm kanë shkaktuar përmbytje katastrofike dhe 27 viktima, duke i bërë jehonë skenave të muajit të kaluar që u shfaqën në Gjermani e Belgjikë. Shkencëtarët thonë se situata është dëshmi e urgjencës për të luftuar ndryshimet klimatike. Por në planin afatshkurtër, ata paralajmërojnë se kushtet e motit ekstrem do të jenë diçka e gjithnjë e më e zakonshme ndaj i bëjnë thirrje njerëzve të përshtaten sa më mirë që munden.