Tërmeti shkatërrimtar në Haiti, shkon në 304 numri i viktimave
Organizata e Mbrojtjes Civile të Haitit ka deklaruar se viktimat e shkaktuara nga tërmeti në këtë vend ka shkuar në 304 persona.
Ka shkuar në 304 numri i viktimave nga tërmeti që ka goditur Haitin një ditë më parë dhe më shumë se 1 800 persona janë plagosur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi perëndimin e vendit në Karaib të Haitit, duke rrëzuar dhe dëmtuar ndërtesat, përfshirë kishat dhe hotelet.
Ndërkaq për shkak të gjendjes së krijuar qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj.
Ndryshe, një tërmet shkatërrues prej 7 ballë sipas Rihter goditi Haitin më 12 janar 2010. Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, tërmeti zgjati më pak se 30 sekonda, duke e kthyer kryeqytetin Port-o-Princ në gërmadha.
Vetëm në javën e parë të tërmetit, u varrosën rreth 70.000 njerëz. Dhjetëra- mijëra viktima të tjera u gjetën më vonë. Numri i saktë i të vdekurve nuk dihet, por besohet të jetë prej 100.000 deri 316.000.