BE -ja duhet të flasë me talibanët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113022-be_ja_duhet_të_flasë_me_talibanët
BE -ja duhet të flasë me talibanët sepse ata "kanë fituar luftën" në Afganistan, tha  Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 18, 2021 19:19 Europe/Tirane
  • BE -ja duhet të flasë me talibanët

BE -ja duhet të flasë me talibanët sepse ata "kanë fituar luftën" në Afganistan, tha  Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ai tha në një konferencë për shtyp se BE -ja donte të evakuonte rreth  400 afganë që kishin punuar me unionin, por pa folur me talibanët ky mision do të ishte i vështirë. Borrell tha se Spanja do të veprojë si qendër për t'i marrë afganët  para se vendet e tjera të BE t'i pranojnë dhe se Brukseli duhet  të "përfshihet në një dialog me talibanët  sa më shpejt të jetë e mundur". Ai gjithashtu tha se ndërhyrja në Afganistan kishte dështuar në qëllimin e saj dytësor të krijimit të shtetit, duke kundërshtuar Presidentin amerikan Joe Biden, i cili tha të hënën se krijimi  i shtetit nuk ishte kurrë një objektiv. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se talibanët do të gjykoheshin "nga veprimet e tyre" pas një konference për shtyp, në të cilën zëdhënësi i grupit tha se çdo kundërshtar që mbetet në Afganistan do të falet.