Borrell: Ajo që ndodhi në Afganistan ishte një katastrofë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113074-borrell_ajo_që_ndodhi_në_afganistan_ishte_një_katastrofë
Shefi i politikës së jashtme të BE theksoi se ajo që ndodhi në Afganistan ishte një katastrofë. "Ne ndoqëm imazhet shqetësuese të talebanëve që hynin në Kabul," tha Joseph Borrell, sipas televizionit Al Jazeera.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 19, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Borrell: Ajo që ndodhi në Afganistan ishte një katastrofë

Shefi i politikës së jashtme të BE theksoi se ajo që ndodhi në Afganistan ishte një katastrofë. "Ne ndoqëm imazhet shqetësuese të talebanëve që hynin në Kabul," tha Joseph Borrell, sipas televizionit Al Jazeera.

Ai shtoi: "Talebanët mund të mos e pranojnë ndarjen e pushtetit dhe të sundojnë sipas sistemit të Emiratit. Ajo që ndodhi në Afganistan ishte katastrofike dhe askush nuk mendoi se talebanët do të merrnin kontrollin e Afganistanit kaq shpejt. Një numër afganësh që punuan me ne nuk kanë mbërritur ende në Aeroportin e Kabulit. Ne jemi thellësisht të shqetësuar se si do të veprojnë talebanët në të ardhmen". Ndërkohë, nga pjesë të ndryshme të Afganistanit mbërrijnë njoftime se militantët po kërkojnë shtëpi më shtëpi personat që i konsiderojnë bashkëpunëtorë të amerikanëve dhe qeverisë së përmbysur, pavarësisht se botes i thonë qe nuk do të hakmerren me civilët. Në shënjestrën e tyre kanë qenë sidomos përkthyesit, shumë nga të cilët janë lutur prej javësh që të mos braktisen në mëshirën e fatit. Talebanët nuk po u lejojnë njerëzve qasjen ne aeroport, edhe në rastet kur kanë leje udhëtimi. Një dokument konfidencial i OKB-së, tregon se talebanët kanë përshkallëzuar kërkimin e personave që kanë bashkëpunuar me forcat e NATO-s e ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.