Putin refuzon kërkesën e Biden për krijimin e bazës pranë Afganistanit
(last modified Fri, 20 Aug 2021 17:20:39 GMT )
Gusht 20, 2021 19:20 Europe/Tirane
  • Putin refuzon kërkesën e Biden për krijimin e bazës pranë Afganistanit

Në një takim më 16 qershor me Presidentin amerikan Joe Biden, Presidenti rus Vladimir Putin kundërshtoi kërkesën e atij për çdo rol nga Uashingtoni në Azinë Qendrore, raporton Wall Street Journal.

 Me këtë kundërshtim, Putin ka bllokuar zbatimin e programeve amerikane për të luftuar të ashtuquajturat "kërcënime terroriste" pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Takimi ruso-amerikan, i cili është bërë mjaft i përfolur në media, shkatërroi shpresat e administratës Biden për të vendosur dronë dhe trupa në vendet fqinje të Afganistanit pas tërheqjes së trupave amerikane. Zbulimi i kësaj çështjeje për momentin tregon se Shtetet e Bashkuara synonin të krijonin një baza ushtarake në zonat fqinje të Afganistanit, veçanërisht në Azinë Qendrore, pas largimit nga Afganistani për të vazhduar monitorimin e situatës në këtë vend, por Putin është treguar indiferent ndaj kësaj kërkese. Me pretekstin e vazhdimit të luftës kundër terrorit dhe monitorimit të situatës në Afganistan, disa muaj më parë Shtetet e Bashkuara kishin ngritur çështjen e vendosjes së mundshme të trupave amerikane në vendet fqinje të Afganistanit, veçanërisht në Azinë Qendrore. Me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, Pentagoni pranoi se aftësitë e tij ushtarake dhe të inteligjencës ishin të kufizuara në monitorimin dhe luftimin e grupeve terroriste brenda Afganistanit, të tilla si al-Kaeda dhe ISIS, por tha se do të monitoronte kërcënimet terroriste nga jashtë Afganistanit. Pentagoni shpresonte të vendoste avionë zbulues dhe objekte të tjera në një ose më shumë  vende fqinje të Afganistanit, por në praktikë nuk arriti ta bëjë këtë, duke marrë parasysh këtu kundërshtimin e fortë nga Rusia. Kundërshtimi i Putinit tregon se Moska është më e vendosur të mbajë Azinë Qendrore si një nga sferat e saj të ndikimit sesa të punojë me Shtetet e Bashkuara për të ruajtur ndikimin dhe kontrollin e saj mbi Afganistanin përmes rajonit. Rusia në thelb nuk ka pasur një pikëpamje pozitive dhe optimiste për praninë e SHBA në Azinë Qendrore dhe më parë ka rënë dakord të krijohen baza amerikane në vende të tilla si Kirgizistani dhe Uzbekistani vetëm për hir të luftës antiterrorizëm. Sidoqoftë, në vitet që pasuan, me mbylljen e bazave amerikane në të dy vendet, Moska kundërshtoi çdo prani ushtarake të Uashingtonit në rajon, duke kërkuar të ngrinte një bazë dhe të shtrinte ndikimin tradicional rus në Azinë Qendrore. Në këtë drejtim, "Zamir Kabulov", përfaqësuesi i Presidentit të Federatës Ruse në Afganistan, kohët e fundit deklaroi në mënyrë të nënkuptimtë se tërheqja e trupave amerikane dhe të NATO -s nga Afganistani nuk duhet të çojë në vendosjen e këtyre forcave në Azinë Qendrore. Kjo ndodhi pas sulmeve të 11 shtatorit dhe fillimit të të ashtuquajturës Luftës Botërore Amerikane kundër Terrorit, nën të cilën Uashingtoni krijoi baza ushtarake në Uzbekistan dhe Kirgizistan. Sidoqoftë, këto baza u çmontuan në vitet në vijim për shkak të kundërshtimit në rritje të brendshëm dhe atë të huaj. Përvoja e mëparshme ka treguar se Uashingtoni po përfiton nga kjo për të zgjeruar praninë dhe ndikimin e vet në këto vende dhe kjo çoi në kundërshtime serioze nga Moska. Zyrtarët rusë besojnë se Uashingtoni gjatë viteve të pushtimit të Afganistanit u përpoq ta përdorte vendin si bazë për të rritur ndikimin e tij gjeopolitik në rajon dhe tani ka një plan të ngjashëm për Azinë Qendrore.

Tags